Shpërthim në tregun e kafshëve në Prizren, nëntë të lënduar

Një shpërthim ka ndodhur sot në orët e mëngjesit në tregun e kafshëve në Prizren. Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, shkruan lajmi.net. Aty dyshohet se një person ka gjuajtur granatë dore. Sipas Policisë, gjithçka ka ndodhur pasi që i dyshuari kishte pasur mosmarrëveshje me dikë tjetër. Siç raportohet janë rreth nëntë të…

Lajme

22/11/2023 09:26

Një shpërthim ka ndodhur sot në orët e mëngjesit në tregun e kafshëve në Prizren.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, shkruan lajmi.net.

Aty dyshohet se një person ka gjuajtur granatë dore.

Sipas Policisë, gjithçka ka ndodhur pasi që i dyshuari kishte pasur mosmarrëveshje me dikë tjetër.

Siç raportohet janë rreth nëntë të lënduar. /Lajmi.net/