Momenti kur u ndërpre takimi Copenhagen – Man Utd, tifozi hyri në fushë me flamurin palestinez

Ndeshja e Ligës së Kampionëve ndërmjet Copenhagen dhe Manchester United u ndërpre për pak kohë, pasi një tifoz u fut në fushë me një flamur palestinez. Ngjarja ka ndodhur në fillim të ndeshjes në stadiumin “Parken” të Kopenhagës. Shpejt ndërhynë stjuardët, kështu që loja vazhdoi, përcjell lajmi.net. Në flamur shkruhej: “Të ndalojmë vrasjen e fëmijëve…

Sport

08/11/2023 23:42

Ndeshja e Ligës së Kampionëve ndërmjet Copenhagen dhe Manchester United u ndërpre për pak kohë, pasi një tifoz u fut në fushë me një flamur palestinez.

Ngjarja ka ndodhur në fillim të ndeshjes në stadiumin “Parken” të Kopenhagës. Shpejt ndërhynë stjuardët, kështu që loja vazhdoi, përcjell lajmi.net.

Në flamur shkruhej: “Të ndalojmë vrasjen e fëmijëve në Rripin e Gazës”.


Ndryshe, ndeshja mes Copenhagen dhe Manchester United përfundoi 4:3 në të mirë të vendasve./Lajmi.net/