Bajgora drejton takimin Prishtina – Llapi, delegohen gjyqtarët për javën e 13-të në Superligë

Superliga e Kosovës në futboll rikthehet këtë fundjavë me ndeshjet e javës së 13-të. Xhiro e 13-të sjell disa ndeshje interesante, me duelet që do të luhen të shtunën dhe të dielën. Federata e Futbollit e Kosovës me anë të shortit, ka bërë delegimin e gjyqtarëve për ndeshjet e kësaj xhiroje, shkruan lajmi.net. Vëmendja do…

Sport

03/11/2023 13:18

Superliga e Kosovës në futboll rikthehet këtë fundjavë me ndeshjet e javës së 13-të. Xhiro e 13-të sjell disa ndeshje interesante, me duelet që do të luhen të shtunën dhe të dielën.

Federata e Futbollit e Kosovës me anë të shortit, ka bërë delegimin e gjyqtarëve për ndeshjet e kësaj xhiroje, shkruan lajmi.net.

Vëmendja do të jetë në derbin rajonal ndërmjet Prishtinës dhe Llapit që luhet të dielën në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.

Gjyqtari kryesor i këtij takimi do të jetë Valon Gajgora me dy ndihmësit Lumturije Muhadri dhe Altin Zhegrova.

Vlen të përmendet se takimi që i takon kësaj jave mes Gjilanit dhe Ballkanit është shtyrë, për shkak se suharekasit

Të gjitha takimet luhen me fillim nga ora 13:00.

Çiftet e plota dhe delegimi i gjyqtarëve:

E shtunë:

Feronikeli ’74 – Malisheva (Ilir Mehmeti, Edmond Zeqiri, Gëzim Mehmeti)

Fushë Kosova – Liria (Visar Kastrati, Drilon Rexhepi, Pashtrik Burrniku)

E diel:

Dukagjini – Drita (Genc Nuza, Granit Hyseni, Fatlum Jashari)

Prishtina – Llapi (Valon Bajgora, Lumturije Muhadri, Altin Zhegrova)

/Lajmi.net/