Ylber Ramadani nderohet në vendlindje nga shokët e Shkollës Fillore në Vojnoc të Shtimes

Futbollisti, Ylber Ramadani, ka vizituar vendin e lindjes ku është nderuar nga shokët e Shkollës Fillore, Lasgush Poradeci në Vojnoc të Shtimes. Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka falënderuar shokët, shkruan lajmi.net. “Faleminderit për vlerësimin vendlindja ime dhe shokët e mi të klasës së Shkollës Fillore, Lasgush Poradeci”, ka shkruar ai. 27-vjeçari…

Sport

14/10/2023 15:59

Futbollisti, Ylber Ramadani, ka vizituar vendin e lindjes ku është nderuar nga shokët e Shkollës Fillore, Lasgush Poradeci në Vojnoc të Shtimes.

Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka falënderuar shokët, shkruan lajmi.net.

“Faleminderit për vlerësimin vendlindja ime dhe shokët e mi të klasës së Shkollës Fillore, Lasgush Poradeci”, ka shkruar ai.

27-vjeçari luan për skuadrën e Lecces në Serie A dhe këtë sezon ka zhvilluar nëntë paraqitje në të gjitha garat.

Ramadani ka përfaqësuar kombëtaren e Shqipërisë dhe ka bërë 30 paraqitje. /Lajmi.net/