Nora Gjakova kalon me sukses pengesën e parë në Budapest

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova është kualifikuar në raundin tjetër në Masters të Budapestit. Gjakova mposhti xhudisten italiane, Thauany David Capanni Dias, shkruan Lajmi.net Kampionia olimpike tani pret fituesen e ndeshjes, Priscilla Gneto – Odelin Garcia për ta mësuar kundërshtaren e radhës. Kujtojmë që pas pak edhe Distrie Krasniqi do ta ketë garën e parë në…

Sport

04/08/2023 11:30

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova është kualifikuar në raundin tjetër në Masters të Budapestit.

Gjakova mposhti xhudisten italiane, Thauany David Capanni Dias, shkruan Lajmi.net

Kampionia olimpike tani pret fituesen e ndeshjes, Priscilla Gneto – Odelin Garcia për ta mësuar kundërshtaren e radhës.

Kujtojmë që pas pak edhe Distrie Krasniqi do ta ketë garën e parë në Budapest./Lajmi.net/