Batatina i relakson futbollistët me mëngjes, i detyron të hidhen në pishinë

Skuadra e Superligës së Kosovës, Llapi gjendet në Ohrid të Maqedonisë së Veriut për t’u përgatitur për sezonin e ri. Sot në orët e mëngjesit, trajneri Tahir Batatina vendosi të mos shfaqet në stërvitje me lojtarët, por i detyroi ata të hidheshin në pishinën e hotelit ku po qëndrojnë, shkruan Lajmi.net Ekipa poashtu sot e…

Sport

29/07/2023 12:08

Skuadra e Superligës së Kosovës, Llapi gjendet në Ohrid të Maqedonisë së Veriut për t’u përgatitur për sezonin e ri.

Sot në orët e mëngjesit, trajneri Tahir Batatina vendosi të mos shfaqet në stërvitje me lojtarët, por i detyroi ata të hidheshin në pishinën e hotelit ku po qëndrojnë, shkruan Lajmi.net

Ekipa poashtu sot e ka të lirë për shkak të ngarkesave nga faza përgatitore.

“Mëngjesin e sotëm ekipi e ka shfrytëzuar për një seancë regjeneruese në pishinën e Hotel Desaret. Përshkak të ngarkesave nga faza përgatitore e nisur tash e tre javë, ekipi pasditën e ka të lirë”, shkruhet në postimin e klubit nga Podujeva.