E rëndë: Punëtori i organizatës nga Peja rrah fëmiun me sindromë Down dhe e gjuan në ujë

Një akt i tmerrshëm ka ndodhur në qendrën OPFAKOS në Pejë. Atje, një puëntor me inicialet I.B ka ushtruar dhunë ndaj një fëmiu me sindromë Doën, shkruan lajmi.net. Organizata “Doën Syndrome Kosova” ka thënë se dhuna është shkaktuar nga përfaqësuesi i kësaj qendre me inicialet I.B. “Të shqetësuar ju njoftojmë se përmes medias sociale, facebook…

Lajme

10/07/2023 13:29

Një akt i tmerrshëm ka ndodhur në qendrën OPFAKOS në Pejë.

Atje, një puëntor me inicialet I.B ka ushtruar dhunë ndaj një fëmiu me sindromë Doën, shkruan lajmi.net.

Organizata “Doën Syndrome Kosova” ka thënë se dhuna është shkaktuar nga përfaqësuesi i kësaj qendre me inicialet I.B.

“Të shqetësuar ju njoftojmë se përmes medias sociale, facebook kemi pranuar raport dhune ndaj një fëmije me sindromë Doën të ushtruar nga përfaqësuesi i qendrës së OPFAKOS në Pejë, me inicialet I.B, në praninë e stafit të OJQ-së në fjalë dhe pjesëmarrësve të tjerë. Dëshmitari i pranishëm M.M (i gatshëm të dëshmoj para organeve kompetente) raportoj se me datë 6 korrik 2023 në hapësirë publike, plazh në Velipojë, Republika e Shqipërisë, i lartë cekuri ka ushtruar dhunë fizike dhe më pas e ka hedhur në ujë fëmijën duke ia rrezikuar jetën”, bën me dije kjo organizatë.

Postimi i plotë:

Doën Syndrome Kosova dënon fuqishëm dhunën fizike të raportuar ndaj një fëmije me sindromë Doën.

Të shqetësuar ju njoftojmë se përmes medias sociale, facebook kemi pranuar raport dhune ndaj një fëmije me sindromë Doën të ushtruar nga përfaqësuesi i qendrës së OPFAKOS në Pejë, me inicialet I.B, në praninë e stafit të OJQ-së në fjalë dhe pjesëmarrësve të tjerë. Dëshmitari i pranishëm M.M (i gatshëm të dëshmoj para organeve kompetente) raportoj se me datë 6 korrik 2023 në hapësirë publike, plazh në Velipojë, Republika e Shqipërisë, i lartë cekuri ka ushtruar dhunë fizike dhe më pas e ka hedhur në ujë fëmijën duke ia rrezikuar jetën.

Që nga pranimi i këtij informacioni, DSK ka provuar të kontaktoj përfaqësuesit e OPFAKOS ku ka kërkuar që organizata në fjalë të trajtoj rastin konform normave ligjore, por nga përfaqësuesit e tyre kemi marrë përgjigje që qendra e OPFAKOS në Pejë nuk vepron nën ombrellën e OPFAKOS. Deri më tani e kemi pasur të pamundur të kemi informacion mbi funksionimin e kësaj qendre në Pejë, ku e njëjta ka organizuar këtë aktivitet në Velipojë.

Si DSK, kemi kontaktuar prindin e fëmijës i cili e ka konfirmuar që personi në fjalë ka ushtruar dhunë ndaj fëmijës së tij, por për arsye të panjohura për ne (DSK), prindi nuk ka pranuar të denoncoj rastin. Megjithatë për DSK-ën, çdo formë e dhunës është e papranushme dhe ne ndjejmë obligim ligjor dhe konform misionit tonë t’i marrim masat e nevojshme për trajtim të rastit. Shoqata Doën Syndrome Kosova angazhohet vazhdimisht në promovimin, respektimin dhe mbrojten e të drejtave të personave me sindromë Doën si dhe ka zero tolerancë ndaj çdo formë të dhunës ndaj komunitetit tonë. DSK dhe komuniteti i personave me sindromë Doën dënon ashpër veprën e kryer nga z.I.B si dhe i bëjmë thirrje të gjitha organeve ligjzbatuese që rasti në fjalë të trajtohet në mënyrë të drejtë dhe profesionale. DSK është e gatshme të bashkëpunoj me institucionet në fjalë, në përputhje me Legjislacionin në Fuqi dhe Politikën për Mbrojtën e Fëmijës. /Lajmi.net/