Llapi prezanton përforcimin e dytë brenda ditës, nënshkruan me Hysenin
Sulmuesi Muhamet Hyseni është transferimi më i fundit i skudrës së Llapit në afatin kalimtar të verës. Hyseni ka nënshkruar kontratë trevjeçare me klubin nga Podujeva, shkruan lajmi.net. 22-vjeçari ka qenë edhe më parë pjesë e Llapit, ndërsa në dy vitet e fundit ishte pjesë e Malishevës dhe Feronikelit ’74. “Sulmuesi 22-vjeç, Muhamet Hyseni pas…
Sport
Sulmuesi Muhamet Hyseni është transferimi më i fundit i skudrës së Llapit në afatin kalimtar të verës.
Hyseni ka nënshkruar kontratë trevjeçare me klubin nga Podujeva, shkruan lajmi.net.
22-vjeçari ka qenë edhe më parë pjesë e Llapit, ndërsa në dy vitet e fundit ishte pjesë e Malishevës dhe Feronikelit ’74.
“Sulmuesi 22-vjeç, Muhamet Hyseni pas dy-vitesh të kaluara tek Malisheva e Feronikeli ’74, rikthehet sërish në shtëpinë e tij”.
“Golashënuesi më i mirë i Feronikeli ’74 me 16 gola e 6 asistime, në prani të Drejtori Sportiv, Mentor Zhdrella, ka firmosur kontratë tri-vjeçare”.
“Hyseni është ndër futbollistët që ka kontribuar në fitimin e Kupës së parë duke shënuar penaltinë vendimtare që ia sjelli klubit tonë trofeun e parë pas 89 vitesh klub” – thuhet ndër tjerash në njoftimin zyrtar.
Ndryshe, Llapi gjatë ditës së sotme e prezantoi edhe mesfushorin Ergyn Ahmeti./Lajmi.net/