Kush është skuadra e FC Europa? Dukagjini e ka kundërshtarin “e lehtë” në letër në garat e UEFA-s

Skuadra e Superligës së Kosovës, Dukagjini KF e ka mësuar kundërshtarin e tij për garat e UEFA Conference League. Si kundërshtar të parë për kualifikim në fazën e grupeve, ekipi kosovar do të luaj ndaj Europa FC, shkruan Lajmi.net Europa FC është skuadër nga Gjibraltari dhe ka një histori të mirë në futbollin gjibraltar. Ata…

Sport

20/06/2023 16:21

Skuadra e Superligës së Kosovës, Dukagjini KF e ka mësuar kundërshtarin e tij për garat e UEFA Conference League.

Si kundërshtar të parë për kualifikim në fazën e grupeve, ekipi kosovar do të luaj ndaj Europa FC, shkruan Lajmi.net

Europa FC është skuadër nga Gjibraltari dhe ka një histori të mirë në futbollin gjibraltar. Ata kanë fituar shtatë herë titullin kampion të ligës, tetë herë e kanë fituar Kupën e Gjibraltarit dhe tri herë Superkupen. Pra ndryshe nga Dukagjini, Europa FC ka një histori të madhe në futbollin e tyre vendor.

Vlera e Europa FC sipas sajtit të njohur “Transfermarkt” shkon deri në 1.4 milionë euro.

Lojtari më i shtrenjtë në këtë skuadër është Ethan Jolley, që kap vlerën e më shumë se 125 mijë euro. Vlerë të njëjtë ka edhe lojtari Jayce Olivero.

Ndeshjet e raundit të parë kualifikues me dy ndeshje do të zhvillohen më 13 dhe 20 korrik./Lajmi.net/