Zyrtare: Prishtina nënshkruan me futbollistin e Trepçës ‘89
Skuadra e Prishtinës ka bërë një tjetër transferim gjatë merkatos së verës. Përmes rrjeteve sociale, kampioni i Kupës së Kosovës për sezonin që lam pas, ka bërë të ditur për transferimin e Ardian Muja, shkruan Lajmi.net Muja ka firmosur kontratë dy-vjeçare me ekipin nga kryeqyteti. 25-vjeçari ishte pesë e Trepçës ’89, ku në sezonin e…
Sport
Skuadra e Prishtinës ka bërë një tjetër transferim gjatë merkatos së verës.
Përmes rrjeteve sociale, kampioni i Kupës së Kosovës për sezonin që lam pas, ka bërë të ditur për transferimin e Ardian Muja, shkruan Lajmi.net
Muja ka firmosur kontratë dy-vjeçare me ekipin nga kryeqyteti. 25-vjeçari ishte pesë e Trepçës ’89, ku në sezonin e fundit shënoi gjashtë gola dhe bëri dy asiste.
“Nuk e pata të vështirë fare të pranoja ofertën “bardhekaltër”. Realisht Prishtina është klubi më i madh në Kosovë. Normalisht e ndjej vetën të gatshëm të marrë mbi supe skuadrën dhe të jap më të mirën, të jap maksimumin dhe pse jo të rikthejmë edhe titullin e kampionit në kryeqendër”, ishin fjalët e para të Mujës si lojtar bardhë e kaltër.
Kujtojmë që Prishtina dje zyrtarizoi edhe lojtarin, Albion Kurtaj./Lajmi.net/