Nis shembja e tribunave në “Camp Nou”, stadiumit të Barcelonës që do të rinovohet
“Camp Nou”, stadiumi më i madh në Evropë, nuk do ta mbajë këtë epitet për 2-3 vitet në vijim. Një nga stadiumet më mitike në botë, do të mbyllet për t’iu nënshtruar një rikonstruksioni, që do ta modernizojë, si dhe do të shtojë kapacitetin e tij. Nga 99 600 persona, që ishte kapaciteti aktual, “Camp…
Sport
“Camp Nou”, stadiumi më i madh në Evropë, nuk do ta mbajë këtë epitet për 2-3 vitet në vijim.
Një nga stadiumet më mitike në botë, do të mbyllet për t’iu nënshtruar një rikonstruksioni, që do ta modernizojë, si dhe do të shtojë kapacitetin e tij.
Nga 99 600 persona, që ishte kapaciteti aktual, “Camp Nou” do të mbajë brenda 105 mijë spektatorë, që do të përbëjë një rekord absolut në Europë, si dhe e bën këtë stadium, të parin që kalon me gjashtë shifra.
? Camp Nou renovations pic.twitter.com/8yiDfCl5h3
— Barça Spaces (@BarcaSpaces) June 14, 2023
Ditët e fundit ka nisur shembja e stadiumit, që do t’i nënshtrohet një rikonstruksioni masiv dhe pritet të jetë gati për sezonin 2025-26, nëse zbatohen të gjitha afatet.
Klubi i Barçës ka marrë lejen dhe ka vijuar me heqjen e stolave.
Gjithashtu do të mund të punohet edhe në nëntokë, si dhe do të shembet i gjithë kati i tretë i stadiumit.
Në sezonin e ri Barcelona do të luajë në stadiumin Olimpik të qytetit, “Estadi Olimpic Lluis Companys”. Kapaciteti i këtij impianti është rreth 56 mijë vende./Lajmi.net/