Zyrtarët e UEFA-s një zëri: Barcelona duhet të përjashtohet nga Liga e Kampionëve për një vit
Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA filloi një hetim ndaj Barcelonës për rastin Negreira. Institucioni më i madh evropian hapi një dosje për të studiuar në thellësi këtë episod të diskutueshëm dhe këtë të enjte, gazeta ABC raportoi se dy inspektorët, Jean Samuel Leuba dhe Mirjam Koller, arritën në përfundimin se klubi katalanas…
Sport
Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA filloi një hetim ndaj Barcelonës për rastin Negreira.
Institucioni më i madh evropian hapi një dosje për të studiuar në thellësi këtë episod të diskutueshëm dhe këtë të enjte, gazeta ABC raportoi se dy inspektorët, Jean Samuel Leuba dhe Mirjam Koller, arritën në përfundimin se klubi katalanas duhet të sanksionohet pa Ligën e Kampionëve për një vit, transmeton lajmi.net.
Tani fjalën e fundit do ta ketë presidenti i UEFA-s, Ceferin, me raportet e përgatitura nga dy inspektorët e departamentit të etikës dhe disiplinës së organit.
Duhet mbajtur mend se UEFA mund të sanksionojë klubin katalanas për një sezon pa pasur nevojë për një vendim gjykate.
Duhet mbajtur mend se skandali shpërtheu për shkak të pagesës së Barcelonës prej 7.5 milionë eurosh mes viteve 2001 dhe 2018 për Jose Maria Enríquez Negreir, në atë kohë nënkryetar i CTA./Lajmi.net/