Vendimi i pazakontë i gjyqtarit në La Liga, mbylli pjesën e parë teksa topi po përfundonte në rrjetë

Shikuesit e ndeshjes të së dielës mes Valladolidit dhe Sevillas (0:3) pane nga afër një sekuencë të pazakontë në fushat e futbollit. Në minutën e pestë të pushimit të pjesës së parë (me rezultatin 0:0), gjyqtari Ortiz Arias anuloi golin e vendasve, përcjell lajmi.net. Në momentin që mbrojtësi i Valladolidit, Sergio Escudero e goditi topin…

Sport

15/05/2023 21:08

Shikuesit e ndeshjes të së dielës mes Valladolidit dhe Sevillas (0:3) pane nga afër një sekuencë të pazakontë në fushat e futbollit.

Në minutën e pestë të pushimit të pjesës së parë (me rezultatin 0:0), gjyqtari Ortiz Arias anuloi golin e vendasve, përcjell lajmi.net.

Në momentin që mbrojtësi i Valladolidit, Sergio Escudero e goditi topin drejt portës së Sevillas, gjyqtari sinjalizoi përfundimin e pjesës së parë të ndeshjes, por topi përfundoi në rrjetë.


Në shumicën e rasteve, edhe kur koha shtesë mbaron, gjyqtarët lejojnë edhe aksionin e fundit, por jo edhe në këtë rast.

E për vendimin e gjyqtarit reagoi edhe presidenti i Valladolidit, legjenda e futbollit Ronaldo da Lima i njohur edhe si “Fenomeni”.

“E papranueshme! Deri më tani kemi heshtur, duke u përpjekur të artikulojmë pakënaqësinë tonë me takime apo letra, duke shmangur deklaratat publike. Por tashmë mjafton! Ky është futbolli profesionist dhe ne kërkojmë shpjegime”.

“Gabimet e këtyre përmasave mund të ndryshojnë gjithçka. sezonin dhe ndikojnë drejtpërdrejt në të ardhmen e klubit. Një gjë është e qartë: ne do të luftojmë kundër të gjithëve, sepse jemi Real Valladolid. Skuadra jonë, tifozët tanë dhe qyteti ynë dhanë gjithçka dhe askush nuk do të na e heqë këtë”, tha ai në mediat spanjolle./Lajmi.net/