E trishtë: Humb jetën në aksident sportistja 21-vjeçare, 12 ditë para ndeshjes së rëndësishme
Një tragjedi në Minesota i ka marrë jetën një sportistes së re. Luftëtarja e MMA, Shalie Lipp vdiq në një aksident me veturë, transmeton lajmi.net. 21-vjeçarja vdiq në një përplasje mes dy veturave në një autostradë në Minesota, dhe sipas raportimeve, ajo ishte në ulësen e pasagjerit në momentin e aksidentit dhe nuk kishte vendosur…
Sport
Një tragjedi në Minesota i ka marrë jetën një sportistes së re. Luftëtarja e MMA, Shalie Lipp vdiq në një aksident me veturë, transmeton lajmi.net.
21-vjeçarja vdiq në një përplasje mes dy veturave në një autostradë në Minesota, dhe sipas raportimeve, ajo ishte në ulësen e pasagjerit në momentin e aksidentit dhe nuk kishte vendosur rripin e sigurimit.
Sportistja amerikane vdiq pak më shumë se dhjetë ditë përpara luftës së saj të parë të madhe, e cila ishte planifikuar të zhvillohej më 20 maj në eventin “Ignite No Mercy 11” në Kent Freeman Arena në Detroit.
Ishte menduar të ishte momenti i saj i madh dhe shansi i saj për të shkëlqyer në skenën e madhe kundër Natalie Gage.
“Zemra ime është thyer. Ju ishit një qenie njerëzore e mrekullueshme, me shumë potencial dhe energji. Një nga të paktët njerëz që kam takuar që me të vërtetë donte të bëhej i madh”, tha trajneri i saj Eric Sweeney në një mesazh lamtumire në rrjetet sociale./Lajmi.net/
View this post on Instagram