Distria ndalet në gjysmëfinale, lufton për të bronztën

Distria Krasniqi është mposhtur në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror që po zhvillohet në Doha të Katarit. Me tri fitore, kampionia jonë olimpike, Distria Krasniqi, arriti në gjysmëfinale (-52 kg) të Kampionatit Botëror të xhudos, që po mbahet në Doha. Aty ajo u mposht nga kampionia olimpike Tokio 2020, japonezen, Uta Abe, përcjellë lajmi.net. Kjo është…

Sport

08/05/2023 15:03

Distria Krasniqi është mposhtur në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror që po zhvillohet në Doha të Katarit.

Me tri fitore, kampionia jonë olimpike, Distria Krasniqi, arriti në gjysmëfinale (-52 kg) të Kampionatit Botëror të xhudos, që po mbahet në Doha.

Aty ajo u mposht nga kampionia olimpike Tokio 2020, japonezen, Uta Abe, përcjellë lajmi.net.

Kjo është hera e tretë që Krasniqi mposhtet nga japonezja në garat ndërkombëtare.

Tani, xhdusitja kosovare do të luftojë për medaljen e bronztë.

Distria në çerekfinale e eliminoi koreanen Seyun Jang.

Ajo e kishte kaluar xhiron e parë pa luftë, ndërsa në atë të dytë e mundi gjermanen Mascha Ballhaus.

E në atë të tretë mposhti belgën Amber Ryheul para se të triumfonte edhe në çerekfinale./Lajmi.net/