Përleshje midis nëntë personave në Prizren, përdoren edhe armë zjarri

Një përleshje midis disa personave ka ndodhur gjatë mesnatës së mbrëmshme në Prizren. Një person ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit e disa persona të tjerë janë lënduar gjatë një përleshje. ‘’Prizren 07.05.2023 – 01:16. Një mashkull kosovar ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit dhe disa të tjerë janë lënduar gjatë…

Lajme

08/05/2023 09:36

Një përleshje midis disa personave ka ndodhur gjatë mesnatës së mbrëmshme në Prizren.

Një person ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit e disa persona të tjerë janë lënduar gjatë një përleshje.

‘’Prizren 07.05.2023 – 01:16. Një mashkull kosovar ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit dhe disa të tjerë janë lënduar gjatë një përleshje që ka ndodhur midis disa personave. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me dy fishekë, dy thika, një shufër metalike dhe një boks hekuri. Të lënduarve u është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa i plagosuri është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK’’, thuhet në njoftim.

Po ashtu është bërë e ditur se me vendim të prokurorit nëntë të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar dhe të njëjtit janë dërguar në mbajtje./Lajmi.net/