Gjithçka gati për derbin Drita – Ballkani, “Intelektualët” nisin këngën më shumë se një orë para ndeshjes jetike
Kanë mbetur pak më shumë se një orë deri në fillimin e ndeshjes derbi mes Dritës dhe Ballkanit, takim ky që mund të jetë vendimtar sa i përket garës për titull të kampionit këtë edicion në Superligën e Kosovës në futboll. Sfida jetike për dy skuadrat luhet në stadiumin me bari sintetik në Gjilan me…
Sport
Kanë mbetur pak më shumë se një orë deri në fillimin e ndeshjes derbi mes Dritës dhe Ballkanit, takim ky që mund të jetë vendimtar sa i përket garës për titull të kampionit këtë edicion në Superligën e Kosovës në futboll.
Sfida jetike për dy skuadrat luhet në stadiumin me bari sintetik në Gjilan me fillim nga ora 15:00, shkruan lajmi.net.
Interesimi për këtë ndeshjes ishte i madh nga ana e tifozëve vendas, të cilët tanimë një numër i madh prej tyre janë në tribunën kryesore, e cila duket e vogël për t’i zënë të gjithë.
Tifogrupi i Dritës “Intelektualët” kanë zënë shkallët e tribunës më shumë se një orë para ndeshjes dhe kanë nisur këngët e tyre për t’i përkrahur futbollistët gjilanas.
Mëposhtë mund të shikoni pamjet./Lajmi.net/