Mbyllet pjesa e parë: Reali avancon ndaj Osasunës

Ka përfunduar pjesa e parë në finalen e Kupës së Mbretit. Reali avancon 1:0 ndaj Osasunës, shkruan lajmi.net. Goli i vetëm në këtë pjesë të parë u shënua nga Rodrygo. Pas një kombinimi brazilianësh, Rodrygo shënoi në minutën e 3’ të takimit. Në minutën e 26’ Carvajal ‘mbrojti’ një gol të sigurt të Osasunës. Spanjolli…

Sport

06/05/2023 22:50

Ka përfunduar pjesa e parë në finalen e Kupës së Mbretit.

Reali avancon 1:0 ndaj Osasunës, shkruan lajmi.net.

Goli i vetëm në këtë pjesë të parë u shënua nga Rodrygo.

Pas një kombinimi brazilianësh, Rodrygo shënoi në minutën e 3’ të takimit.

Në minutën e 26’ Carvajal ‘mbrojti’ një gol të sigurt të Osasunës.

Spanjolli arriti të heq nga vija gjuajtjen e njërit nga lojtarët kundërshtar.

Reali krijuan raste të tjera shënimi, por nuk kishte edhe gola.

Mbetet të shihet nëse në pjesën e dytë Osasuna do befasojë ‘Mbretërit’, apo pritjes së tyre nëntëvjeçare për këtë trofe do t’i vije fundi./Lajmi.net/