Gjesti shembullor, trajnerët e Trepçës pastrojnë fushën “Erion Kajtazi” e cila u dëmtua shkaku i vërshimeve

Skuadra e Trepçës ’89 ka bërë një gjest shembullur para disa dite. Trajnerët e grupmoshave të reja nga Mitrovica kanë bërë një punë vullnetare. Ata kanë pastruar vet vendin ku luajnë dhe rrisin talentët e futbollit. Objekti brenda fushës sintetike me emrin “Erion Kajtazi” ishte dëmtuar nga reshjet dhe kishte nevojë për një riparim, shkruan…

Sport

01/05/2023 10:09

Skuadra e Trepçës ’89 ka bërë një gjest shembullur para disa dite. Trajnerët e grupmoshave të reja nga Mitrovica kanë bërë një punë vullnetare.

Ata kanë pastruar vet vendin ku luajnë dhe rrisin talentët e futbollit. Objekti brenda fushës sintetike me emrin “Erion Kajtazi” ishte dëmtuar nga reshjet dhe kishte nevojë për një riparim, shkruan Lajmi.net

Në mënyrë vullnetare, njerëzit e klubit apo më mirë të themi trajnerët, vendosen ta pastrojnë vet dhe tashmë fusha e talentëve dhe objekti brenda duket i pastër.

“Trajnerët tanë organizuan dhe pastruan në mënyrë vullnetare zhveshtoret e klubit dhe ne jemi falënderues për këtë”, shkruhet në njoftimin e klubit nga Mitrovica.

Kujtojmë që kjo fushë mban emrin e ish-futbollistit, Erion Kajtazi, i cili ndërroi jetë gjatë vitit të kaluar për shkak të një sulmi në zemër, sa ishte duke luajtur lojën që e donte më së shumti./Lajmi.net/