Aplikimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, Haradinaj: Hap i mbarë, por një proces i vështirë
Komiteti Ministror i Këshillit të Evropës (KIE), vendosi të hënën të miratojë kërkesën për anëtarësimin e Kosovës në këtë mekanizëm, gati një vit pasi vendi ynë paraqiti kërkesën e saj për anëtarësim në mekanizmin prej 46 vendesh. Në një njoftim thuhet se vendimi mori parasysh edhe marrëveshjen e Brukselit të 27 shkurtit 2023 dhe marrëveshjen…

Lajme
Komiteti Ministror i Këshillit të Evropës (KIE), vendosi të hënën të miratojë kërkesën për anëtarësimin e Kosovës në këtë mekanizëm, gati një vit pasi vendi ynë paraqiti kërkesën e saj për anëtarësim në mekanizmin prej 46 vendesh.
Në një njoftim thuhet se vendimi mori parasysh edhe marrëveshjen e Brukselit të 27 shkurtit 2023 dhe marrëveshjen e Ohrit të 18 marsit 2023 të arritura në dialogun (Kosovë – Serbi) e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe rëndësinë që të gjitha palët t’i zbatojnë ato në mënyrë të përshtatshme dhe në mirëbesim.
Ndërkohë këtij vendimi i është gëzuar lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se ky është një hap i mbarë, por që është një proces i vështirë.
Sot me shumicë votash, vendet anëtare të Këshillit të Evropës aprovuan kërkesën e Kosovës pro procedimit të aplikimit në këtë instancë, hap i mbarë ky por proces i vështirë. Jemi besimplotë për anëtarësim të plotë!
Krahas këtij procesi, tani është momenti që Kosova të nisë sa më parë edhe fillimin e Partneritetit për Paqe.