Zhgënjehen tifozët/ “Shtylla” e mbrojtjes së Arsenalit mungon ndaj Manchester Cityt dhe Chelseat

Skuadra e Arsenalit vazhdon garën për titull kampion edhe pse në tri ndeshjet e fundit ka bërë disa hapa mbrapa dhe tani rrezikohet nga Manchester City. Pikërisht City është kundërshtari i radhës i ekipit të Mikel Artetas dhe ndoshta në ndeshjen e së mërkurës në mbrëmje do të vendoset gjithçka sa i përket titullit kampion…

Sport

24/04/2023 09:57

Skuadra e Arsenalit vazhdon garën për titull kampion edhe pse në tri ndeshjet e fundit ka bërë disa hapa mbrapa dhe tani rrezikohet nga Manchester City.

Pikërisht City është kundërshtari i radhës i ekipit të Mikel Artetas dhe ndoshta në ndeshjen e së mërkurës në mbrëmje do të vendoset gjithçka sa i përket titullit kampion në Premier League, shkruan Lajmi.net

Sipas The Athletic, Arsenali në dy ndeshjet më të rëndësishme të këtij sezoni, ndaj Manchester Cityt dhe Chelseat do të ketë një mungesë të madhe. Bëhet fjalë për mbrojtësin, William Saliba – i cili në fakt mungon nga data 16 mars, ku u lëndua në ndeshjen e UEFA Europa League ndaj Sportingut të Lisbonës.

Dhe mungesa e tij duket se ka ndikuar edhe në rezultatet e skuadrës “Topçinjë”, pasi në pesë ndeshje që ka munguar, Arsenali ka fituar dy herë dhe ka barazuar në tri ndeshjet tjera.

Për momentin ekipi i Arsenalit vazhdon kryesimin në tabelë me 75 pikë, pesë më shumë se vendi i dytë, Manchester City (70) por që ka dy ndeshje më pak të zhvilluara./Lajmi.net/