Hamza në natën e 13-të të protestës “Jo në emrin tim”: Liri për çlirimtarët

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka marrë pjesë në protestën “Jo në emrin tim”, e cila po mbahet për të 13-tën natë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Hamza, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se në protestë ishte bashkë me familjen, duke shprehur mbështetjen e tij për qytetarët që po marrin pjesë…

Lajme

28/09/2026 22:21

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka marrë pjesë në protestën “Jo në emrin tim”, e cila po mbahet për të 13-tën natë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Hamza, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se në protestë ishte bashkë me familjen, duke shprehur mbështetjen e tij për qytetarët që po marrin pjesë në protestë.

“Bashkë me familjen, në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë, në natën e 13-të, përkrah qytetarëve të jashtëzakonshëm të këtij vendi, të bashkuar rreth vlerës sonë madhore: UÇK-së”, ka shkruar Hamza.

Ai e ka përmbyllur postimin me thirrjen: “Liri për çlirimtarët! Jo në emrin tim!”. /Lajmi.net/