Nagelsmann tërhiqet nga gara për ta marrë drejtimin e Chelseat
Chelsea është në kërkim të një trajneri të ri për ta zëvendësuar të shkarkuarin Potter. Në listën e dëshirave të pronarëve të “Bluve” ishte trajneri gjerman, Julian Nagelsmann. Nagelsmann u shkarkua papritur nga Bayern Munich këtë edicion, ndërsa ishte në bisedime me Chelsean. Megjithatë, sipas raportimeve të gazetarit italian, Fabrizio Romano, Nagelsmann është tërhequr përfundimisht…
Sport
Chelsea është në kërkim të një trajneri të ri për ta zëvendësuar të shkarkuarin Potter.
Në listën e dëshirave të pronarëve të “Bluve” ishte trajneri gjerman, Julian Nagelsmann.
Nagelsmann u shkarkua papritur nga Bayern Munich këtë edicion, ndërsa ishte në bisedime me Chelsean.
Megjithatë, sipas raportimeve të gazetarit italian, Fabrizio Romano, Nagelsmann është tërhequr përfundimisht nga gara për ta marrë drejtimin e londinezëve.
“Julian Nagelsmann tani është tërhequr nga gara për t’u bërë trajneri i ri i Chelseat. Duket si vendim përfundimtar, i përhershëm nga Nagelsmann. Trajneri gjerman thuhet se nuk është më i disponueshëm pas raundit të shumëfishtë të bisedimeve me bordin e Chelsea – ai ishte një kandidat kryesor për këtë detyrë” – thuhet në njoftimin e Romanos.
Tani, Luis Enrique është favoriti kryesor për t’u emëruar trajner i Chelseat për edicionin e ardhshëm.
Chelsea pak kohë më parë e emëroi trajner të përkohshëm legjendën e klubit, Frank Lampard./Lajmi.net/