“Keni pushim nesër”, futbollisti që ka luajtur pak ndeshje u “çmend” nga gëzimi

Skuadra e Real Madridit u kualifikua në finalen e madhe të Kupës së Spanjës pasi mposhti Barcelonën në shtëpi me rezultatin e thellë 4 me 0. Në dhomat e zhveshjes, Carlo Ancelotti bisedoi me lojtarët e tij dhe u tha se do të kenë pushim ditën e nesërme, shkruan Lajmi.net Pamjet tregojnë se lojtari që…

Sport

07/04/2023 11:29

Skuadra e Real Madridit u kualifikua në finalen e madhe të Kupës së Spanjës pasi mposhti Barcelonën në shtëpi me rezultatin e thellë 4 me 0.

Në dhomat e zhveshjes, Carlo Ancelotti bisedoi me lojtarët e tij dhe u tha se do të kenë pushim ditën e nesërme, shkruan Lajmi.net

Pamjet tregojnë se lojtari që iu gëzua më së shumti këtij fjalimi të Ancelottit ishte Mariano Diaz, i cili ka luajtur veç gjashtë ndeshje si zëvendësues gjatë këtij sezoni.

Sulmuesi 29-vjeçar ka një pagë tejet të lartë te klubi spanjoll. Ai merr 160 mijë euro në javë, ose 8.3 milionë euro në vit.

Kujtojmë që Mariano Diaz u transferua në “Santiago Bernabeu” nga Olympique Lyon në vitin 2018 për 22 milionë euro./Lajmi.net/