ZPS kërkon që Thaçi të dënohet me 6 vjet burgim për pengim të drejtësisë – kaq kërkoi për Smakaj, Fazliun dhe Kilajn

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot ka nisur shpalosja e deklaratave përmbyllëse në gjyqin kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit – të cilët akuzohen për pengim të drejtësisë. Vetëm Thaçi është i pranishëm në gjykatore, ndërkaq të akuzuarit e tjerë janë…

Lajme

10/09/2026 13:41

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot ka nisur shpalosja e deklaratave përmbyllëse në gjyqin kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit – të cilët akuzohen për pengim të drejtësisë.

Vetëm Thaçi është i pranishëm në gjykatore, ndërkaq të akuzuarit e tjerë janë duke e ndjekur seancën përmes video-lidhjes.

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) kërkoi që ish-presidenti i Kosovës të shpallet fajtor dhe të dënohet me gjashtë vjet burgim në rastin për pengim të drejtësisë pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Kjo kërkesë iu drejtua gjykatësit të vetëm të rastit, Christopher Gosnell, nga prokurori i specializuar Joshua Hafetz, në fund të fjalës së tij përmbyllëse.

Për të akuzuarit e tjerë në këtë rast, Prokuroria kërkoi që të gjithë të shpallen fajtor dhe të dënohen me burgim.

“Akuzat që ZPS-ja ka ngritur dhe që ka vërtetuar janë krime. Përpjekja për të ndërhyrë dhe penguar procesin gjyqësor në këtë gjykatë, paraqet kërcënim për adresimin e drejtë të drejtësisë”, tha prokurori Hafetz.

“Të shpallen fajtor për të gjitha pikat e aktakuzës, bazuar në peshën e rëndë të veprova penale dhe fajësinë në këtë rast, prokuroria kërkon që të jepni një vendim siç është kërkuar: Për Hajredin Kuçin 9 muaj burg, për Fazliun 3 vjet , për z.Kilaj 3 vjet burg, Smakaj 3 vjet burgim dhe për z.Thaçin 6 vjet burgim”,deklaroi Prokurori./Lajmi.net/