Parashikimi i “çmendur” i Ancelottit për finalen e Kupës së Mbretit që u bë realitet 47 ditë më vonë
Real Madridi po feston kalimin e tyre në finalen e Kupës së Mbretit pasi mundi rivalët e Barcelonës me rezultat të përgjithshëm 4:1, por një njeri e dinte se ata do të ishin atje gjatë gjithë kohës. Askush tjetër përveç Carlo Ancelotti. Los Blancos ishin në një humor të jashtëzakonshëm pas fitores së tyre në…
Sport
Real Madridi po feston kalimin e tyre në finalen e Kupës së Mbretit pasi mundi rivalët e Barcelonës me rezultat të përgjithshëm 4:1, por një njeri e dinte se ata do të ishin atje gjatë gjithë kohës. Askush tjetër përveç Carlo Ancelotti.
Los Blancos ishin në një humor të jashtëzakonshëm pas fitores së tyre në “El Clasico”, me skena festimi që u shfaqën pas.
Ata do të përballen me Osasunën më 6 maj në “Estadio La Cartuja” të Sevillas.
Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti rreth 47 ditë më parë u dëgjua duke i thënë kolegut të tij tek Osasuna se ata do të takohen më 6 maj në finale dhe ashtu po ndodh.
“Me Jagobën bëra shaka, por është realitet. Jemi shumë të lumtur që luajmë finalen, mendoj se edhe ai është. Do të jetë një atmosferë shumë e bukur” – tha Ancelotti pas “El Classico”-s kur u pyet për premtimin e tij të bërë ndaj trajnerit të Osasunës./Lajmi.net/
“We’re going to play the final of the Copa” – Carlo Ancelotti to Osasuna manager Jagoba Arrasate on the 18th February.
6th of May – Copa del Rey final: Osasuna v Real Madridpic.twitter.com/FSlpDcmheE
— Football España (@footballespana_) April 6, 2023
? Todo bajo control.
¡Nos vemos en La Cartuja! https://t.co/5mshLQcbh0
— C. A. OSASUNA (@Osasuna) April 5, 2023