Blerta Deliu: Adem Qorri, heroi që dha jetën e vet për të shpëtuar një tjetër jetë

Adem Qorri nga Komuna e Drenasit i cili jetonte në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka humbur jetën dje teksa po e shpëtonte një fëmijë. Lajmi është bërë i ditur përmes rrjeteve sociale. Në lidhje me këtë ka reaguar edhe deputetja e PDK-së, Blerta Deliu. Ajo tha se Adem Qorri është heroi që…

Lajme

27/03/2023 15:43

Adem Qorri nga Komuna e Drenasit i cili jetonte në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka humbur jetën dje teksa po e shpëtonte një fëmijë.

Lajmi është bërë i ditur përmes rrjeteve sociale.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe deputetja e PDK-së, Blerta Deliu.

Ajo tha se Adem Qorri është heroi që dha jetën e vet për të shpëtuar një tjetër jetë, transmeton lajmi.net.

“Dritë i pastë shpirtit. Ngushëllime familjes Qorri dhe atyre që e njohën”,shkroi ajo.

Ndryshe Ademi ka lënë pas gruan dhe tre fëmijë, me të cilën jetonte në Amerikë./Lajmi.net/