Molliqaj: Osmani angazhimin politik e ka të ndërlidhur me karrierën për vete

Kreu i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka hedhur akuza në drejtim të ish-presidentes Vjosa Osmani, lidhur me, siç e quan ai, angazhimin politik të lidhur me karrierën për vete. Molliqaj me anë të një videoje të shpërndarë në rrjete sociale, deklaron se për Osmanin, kryeministri në detyrë Albin Kurti, here është “më i miri e…

Lajme

03/05/2026 17:28

Kreu i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka hedhur akuza në drejtim të ish-presidentes Vjosa Osmani, lidhur me, siç e quan ai, angazhimin politik të lidhur me karrierën për vete.

Molliqaj me anë të një videoje të shpërndarë në rrjete sociale, deklaron se për Osmanin, kryeministri në detyrë Albin Kurti, here është “më i miri e here më i rrezikshmi”.

“Vjosa Osmani angazhimin kryesor politik të saj e ka të ndërlidhur me karrierën për vete. Prandaj edhe Kurti për të herë është më i miri e herë më i rrezikshmi, varësisht a po fiton pushtet e pozitë prej tij”, ka deklaruar Molliqaj.

Molliqaj po ashtu ka rikthyer deklaratën e Osmanit nga Kuvendi, se po “luhet bixhoz” me miqësinë me SHBA’nëdhe aleancat perëndimore.

Video e plotë: