Osmani dhe Avdyli bashkë në Gjonaj të Hasit: Me dokin, po u bashkohemi hasjanëve në festivalin “Hasi Jehon”

Ish-presidentja Vjosa Osmani ka publikuar një video me deputetin e disa legjislaturave, Haxhi Avdylin, me të cilin tha se kanë shkuar në Gjonaj të Hasit. “Përshëndetje. Jemi në Gjonaj të Hasit – një prej vendeve më të bukura në Kosovë”, tha ajo në fillim të videos së publikuar në Facebook. Ajo është shprehur shumë e…

Lajme

03/05/2026 17:22

Ish-presidentja Vjosa Osmani ka publikuar një video me deputetin e disa legjislaturave, Haxhi Avdylin, me të cilin tha se kanë shkuar në Gjonaj të Hasit.

“Përshëndetje. Jemi në Gjonaj të Hasit – një prej vendeve më të bukura në Kosovë”, tha ajo në fillim të videos së publikuar në Facebook.

Ajo është shprehur shumë e lumtur që bashkë me “dokin” do t’i bashkohen hasjanëve në festivalin “Hasi Jehon”, shkruan lajmi.net.

“Hasit gjithmonë i është dëgjuar zëri – ky zë ka jehuar nëpërmjet këngëve, valleve, veshjeve tradicionale dhe është një prej vendeve ku gjithmonë janë mbrojtur rrënjët shqiptare”, ka thënë Osmani.

Avdyli, ndërkaq tha se po u bashkohen “njerëzve të mirë dhe punëtorë të Hasit në këtë festë”. /Lajmi.net/