Vlorë: 25-vjeçari gjendet i varur në kullën e vrojtimit
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Vlorë. Sipas policisë një 25-vjeçar është gjetur i vetëvarur në një nga kullat e vrojtimit, në Plazhin e Vjetër. Nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë, ndërsa nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa vijojnë veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të rrethanave…
Lajme
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Vlorë. Sipas policisë një 25-vjeçar është gjetur i vetëvarur në një nga kullat e vrojtimit, në Plazhin e Vjetër.
Nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë, ndërsa nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa vijojnë veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Njoftimi i policisë;
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori, pasi ditën e djeshme, në bregdetin e zonës së quajtur “Plazhi i Vjetër”, është gjetur i vetëvarur në një nga kullat e vrojtimit, shtetasi P. S., 25 vjeç, banues në Vlorë.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa vijojnë veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorive kompetente, për veprime të mëtejshme.