Vrasje në tentativë në Prishtinë

Një burrë ka raportuar në Policinë e Kosovës, se një njeri i panjohur ka shtënë në drejtim të tij tri herë. Rasti ka ndodhur të premten në Prishtinë, përcjell lajmi.net. PK njofton se njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar 3 (tre) gëzhoja. Njoftimi i plotë: VRASJE NË…

Lajme

27/02/2023 09:19

Një burrë ka raportuar në Policinë e Kosovës, se një njeri i panjohur ka shtënë në drejtim të tij tri herë.

Rasti ka ndodhur të premten në Prishtinë, përcjell lajmi.net.

PK njofton se njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar 3 (tre) gëzhoja.

Njoftimi i plotë:

VRASJE NË TENTATIVË

Rr. Hilmi Rakovica, Prishtinë, 24.02.2023 – 22:50.Viktima mashkull kosovar ka raportuar se një i dyshuar, deri më tani i panjohur,  ka shtënë 3 (tre) herë me armë zjarri në drejtim të viktimës por i njëjti nuk ka pësuar lëndime. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar 3 (tre) gëzhoja. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet./Lajmi.net/