Dalin pamjet | Reagimi i Raphinhas pas zëvendësimit s’do i pëlqej Xavit, Jordi Alba e qetëson

Skuadra e Barcelonës barazoi 2 me 2 ndaj Manchester Unitedit në ndeshjen e parë të fazës eliminim-direkt në UEFA Europa League. Në minutën e 82’të, Raphinha u zëvendësua nga Ferran Torres. Kamerat e kapen momentin kur braziliani u ulë në pankinë, shkruan Lajmi.net Reagimi i tij më pas nuk do i pëlqej aspak Xavit. Lojtari…

Sport

17/02/2023 14:43

Skuadra e Barcelonës barazoi 2 me 2 ndaj Manchester Unitedit në ndeshjen e parë të fazës eliminim-direkt në UEFA Europa League.

Në minutën e 82’të, Raphinha u zëvendësua nga Ferran Torres. Kamerat e kapen momentin kur braziliani u ulë në pankinë, shkruan Lajmi.net

Reagimi i tij më pas nuk do i pëlqej aspak Xavit. Lojtari që barazoi rezultatin gati sa nuk e theu karrigën përball, ku ishte ulur Marcos Alonso.

Madje Jordi Alba ishte bashkëlojtari i tij që u mundua ta qetësonte.

Ndeshja e kthimit mes Barcelonës dhe Manchester Unitedit zhvillohet javën tjetër (të enjtën)./Lajmi.net/