Super ndeshje në ‘Camp Nou’, Manchester United merr një rezultat pozitiv ndaj Barcelonës

Skuadra e Barcelonës ka barazuar 2 me 2 ndaj Manchester Unitedit në ndeshjen e parë të fazës eliminim-direkt në UEFA Europa League në stadiumin ‘Camp Nou’. Një ndeshje tejet interesante me katër gola, por që kualifikuesi do të mësohet pas ndeshjes së kthimit në ‘Old Trafford’, shkruan Lajmi.net Katër golat e kësaj ndeshje u shënuan…

Sport

16/02/2023 20:39

Skuadra e Barcelonës ka barazuar 2 me 2 ndaj Manchester Unitedit në ndeshjen e parë të fazës eliminim-direkt në UEFA Europa League në stadiumin ‘Camp Nou’.

Një ndeshje tejet interesante me katër gola, por që kualifikuesi do të mësohet pas ndeshjes së kthimit në ‘Old Trafford’, shkruan Lajmi.net

Katër golat e kësaj ndeshje u shënuan në pjesën e dytë. Realizatorët ishin: Marcos Alonso, Marcus Rashford, autogol nga Kounde dhe Raphinha.

Ndeshja e kthimit mes dy klubeve zhvillohet më 23 shkurt, më saktësisht javën tjetër. Takim ky që nis nga ora 21:00./Lajmi.net/