Graçanicë: Nga vetura në lëvizje shkrepen dy plumba, lajmërohet policia
Një rast i përdorimit të armës është raportuar të ketë ndodhur dje në Graçanicë. Policia bën me dije se dy ankues meshkuj kosovar, kanë raportuar se derisa ishin duke udhëtuar me veturë, nga një veturë tjetër një i dyshuar ka shtënë me pistoletë në ajër disa herë. Njësia policore ka dalur në vendin e ngjarjes…
Lajme
Një rast i përdorimit të armës është raportuar të ketë ndodhur dje në Graçanicë.
Policia bën me dije se dy ankues meshkuj kosovar, kanë raportuar se derisa ishin duke udhëtuar me veturë, nga një veturë tjetër një i dyshuar ka shtënë me pistoletë në ajër disa herë.
Njësia policore ka dalur në vendin e ngjarjes ku ka gjetur dhe ka sekuestruar dy gëzhoja.
Lidhur me rastin i dyshuari mashkull kosovar, është vetëdorzuar në stacionin policor, dhe pas intervistimit me vendim te prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. /Lajmi.net/