Ballkani transferon lojtarin e Malishevës, Yoan Marc Olivier
Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani ka bërë goditjen e radhës në afatin kalimtar të janarit. Ata kanë transferuar në radhët e tyre Yoan Marc Olivier, përcjell lajmi.net. Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi, me anë të një postimi. Sulmuesi 22-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin e trajnerit Ilir Daja një kontratë dy…

Sport
Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani ka bërë goditjen e radhës në afatin kalimtar të janarit.
Ata kanë transferuar në radhët e tyre Yoan Marc Olivier, përcjell lajmi.net.
Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi, me anë të një postimi.
Sulmuesi 22-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin e trajnerit Ilir Daja një kontratë dy vjeçare.
Kujtojmë që përpara se të kalojë në skuadrën e Suharekës, ai ka qenë pjesë e Malishevës./Lajmi.net/