Mustafa: Osmani sot e shpalli të vdekur shpresën e Luginës për t’u bashkëngjitur me Kosovën
Kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare në Luginë, ka reaguar pas fjalimit vjetor të presidentes Vjosa Osmani në Kuvendin e Kosovës. Në një shkrim në Facebook, Mustafa është shprehur se sot Osmani ka shpallur të vdekur idenë e shpresën e shqiptarëve të Luginës së Preshevës për bashkëngjitje me Kosovë, shkruan lajmi.net. “Sot, në parlamentin e Republikës…

Lajme
Kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare në Luginë, ka reaguar pas fjalimit vjetor të presidentes Vjosa Osmani në Kuvendin e Kosovës.
Në një shkrim në Facebook, Mustafa është shprehur se sot Osmani ka shpallur të vdekur idenë e shpresën e shqiptarëve të Luginës së Preshevës për bashkëngjitje me Kosovë, shkruan lajmi.net.
“Sot, në parlamentin e Republikës së Kosovës presidentja e vendit shpallë të vdekur idenë e shpresën e shqiptarëve të Luginës së Preshevës për bashkëngjitje me Kosovë. Me këtë, njëkohësisht shfuqizon Referendumin e 1 e 2 marsit të vitit 1992, luftën e UÇPMB-së dhe aspiratën shekullore të shqiptarve të këtyre trojeve për ribashkim me Republikën e Kosovës.”, ka shkruar Mustafa.
Në shkrimin e tij ai po ashtu, përmend edhe ish- presidentin Thaçi për të cilin thotë se ishte angazhuar për ribashkim.
“Asnjëher nuk ka qenë në të kaluarën si të afërme por edhe të largët shkëmbimi territorial në mes Kosovës e Serbisë. Por, ka pasur një angazhim e zotim të presidentit Thaçi që të ribashkoj Preshevën, Medvegjën e Bujanocin me Republikën e Kosovës. Rikujtojmë, se nuk mund të ket presidente e as president as në Kosovë e as në Serbi, që të shuaj për dhe, jo vetëm dëshirën e shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës por as edhe dokumentet e saja për përcaktueshmëri e vetvendosje të tyre se ku duan të jetojnë.”, ka vijuar Mustafa.
Mustafa ka theksuar se nuk do të ndalen kurrë në rrugëtimin e tyre stërgjyshor drejt bashkimit me Kosovë./Lajmi.net/