Sergio Ramos mund të kthehet në kombëtare, pas ardhjes së De La Fuente në krye të stolit

Një nga mbrojtësit më të mirë që ka pasur Spanja viteve të fundit, Sergio Ramos mund të kthehet në kombëtare. Sergio Ramos nuk ishte pjesë e Euro 2020 dhe Botërorit 2022, pasi u la jashtë nga selektori spanjoll, Luis Enrique. Por, së fundmi Spanja ndërroi trajnerin. Luis de la Fuente është angazhuar si trajner dhe…

Sport

12/12/2022 16:17

Një nga mbrojtësit më të mirë që ka pasur Spanja viteve të fundit, Sergio Ramos mund të kthehet në kombëtare.

Sergio Ramos nuk ishte pjesë e Euro 2020 dhe Botërorit 2022, pasi u la jashtë nga selektori spanjoll, Luis Enrique.

Por, së fundmi Spanja ndërroi trajnerin. Luis de la Fuente është angazhuar si trajner dhe ai mund ta kthejë Ramos me grupin.

“Po. Ai është në formë të mirë. Të gjithë lojtarët që janë në gjendje të mirë kanë shans të selektohen. Deri më tani, në nivele më të ulëta, kam punuar me një limit të moshës. Tani mund të zgjedh secilin lojtar”, ka thënë De La Fuente, përcjell lajmi.net.

“Unë nuk mbyll derën për asnjërin. Jam një njeri i bindur nga talenti i të rinjve, por edhe i veteranëve që kanë dhënë shumë dhe vazhdojnë të japin në nivele të mëdha. Nuk do t’i shohim letërnjoftimat”, shtoi trajneri.

Ramos është lojtari me më së shumti paraqitje te Spanja, me plot 180. /Lajmi.net/