​Sot reshje shiu të shoqëruara me fjolla bore

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët. Sipas institutit, të dielën parashihet të bie borë në viset e larta malore, ndërsa në viset e ulëta reshje shiu të shoqëruara me fjolla bore. “Shtresa të borës parashihen vetëm në viset e larta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet…

Lajme

27/11/2022 09:46

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët.

Sipas institutit, të dielën parashihet të bie borë në viset e larta malore, ndërsa në viset e ulëta reshje shiu të shoqëruara me fjolla bore.

“Shtresa të borës parashihen vetëm në viset e larta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius , ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet në njoftim.