Sigal Prishtina do të debutojë në Ligën ENBL
Skuadra më e trofeshme kosovare në garat vendore dhe ndërkombëtare, Sigal Prishtina do të debutojë gjatë fundjavës në Ligën ENBL. ‘Bardhekaltrit’ janë në Grupin A së bashku me Polski Cukier, TalTech/Optibet, Budivelnyk, Kalev/Cramo, Zielona Gora dhe Siauliai, transmeton lajmi.net. Prishtinasit do të zhvillojnë dy ndeshje, të shtunën dhe të dielën në Tallinn të Estonisë. Të…
Sport
Skuadra më e trofeshme kosovare në garat vendore dhe ndërkombëtare, Sigal Prishtina do të debutojë gjatë fundjavës në Ligën ENBL.
‘Bardhekaltrit’ janë në Grupin A së bashku me Polski Cukier, TalTech/Optibet, Budivelnyk, Kalev/Cramo, Zielona Gora dhe Siauliai, transmeton lajmi.net.
Prishtinasit do të zhvillojnë dy ndeshje, të shtunën dhe të dielën në Tallinn të Estonisë. Të shtunën nga ora 16:00 do të ndeshen me Budivelnyk nga Ukraina që garon në Ligën Ballkanike, ku kishte pësuar nga Peja dhe fitoi ndaj Bashkimit.
Sfida e dytë për kryeqytetasit do të jetë të dielën nga ora 15:00 kundër Kalev/Cramo, ku bardhekaltrit ishin përballur ndaj kësaj skuadre në kualifikimet e FIBA Europe Cup, duke pësuar 98:61.
ENBL është themeluar në verën e vitit 2021 për klubet profesionistë të meshkujve nga Evropa Veriore, Qendrore dhe Lindore. Është krijuar për klubet që dëshirojnë të konkurrojnë ndërkombëtarisht në një nivel të lartë. Edicioni i parë përfshin skuadra nga Polonia, Ukraina, Republika Çeke, Lituania, Letonia, Estonia, Bjellorusia./Lajmi.net/