Juventusi nuk e do më Moise Kean – shpreson të arrijë marrëveshje me Evertonin për shitjen e tij

Juventusi nuk është fare i interesuar që ta rikthejë në skuadër sulmuesin Moise Kean. Sipas asaj që bën të ditur Fabrizio Romano, “Zonja e Vjetër” s’e do më në skuadër lojtarin, transmeton lajmi.net. Ndryshe nga këto pretendime të “bardhezinjve”, agjenti i lojtarit, Rafaela Pimenta, thotë se 22-vjeçari është shumë i rëndësishëm për vitet e ardhshme…

Sport

19/11/2022 08:06

Juventusi nuk është fare i interesuar që ta rikthejë në skuadër sulmuesin Moise Kean.

Sipas asaj që bën të ditur Fabrizio Romano, “Zonja e Vjetër” s’e do më në skuadër lojtarin, transmeton lajmi.net.

Ndryshe nga këto pretendime të “bardhezinjve”, agjenti i lojtarit, Rafaela Pimenta, thotë se 22-vjeçari është shumë i rëndësishëm për vitet e ardhshme tek ish-kampionët e Serie A.

“Moise po bën shumë mirë tani dhe ai do të jetë një lojtar i rëndësishëm për Juventusin për shumë vite”, tha ai për Gazetta dello Sport.

Mbetet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e lojtarit. /Lajmi.net/