​Pranë shtëpisë së Veselit, qytetarët presin me emocione vendimin e Hagës

Në një nga kafet afër lagjes Bair ku ndodhet shtëpia e Kadri Veselit në Mitrovicës janë mbledhur bashkëfshatarët e tij dhe banorë të tjerë të zonës përreth për të mësua vendimin për katërshen e UÇK-së. Ndër të pranishmit në këtë kafe është edhe djali i axhës së Kadri Veselit. Të gjithë po e presin me…

Lajme

16/09/2026 11:06

Në një nga kafet afër lagjes Bair ku ndodhet shtëpia e Kadri Veselit në Mitrovicës janë mbledhur bashkëfshatarët e tij dhe banorë të tjerë të zonës përreth për të mësua vendimin për katërshen e UÇK-së.

Ndër të pranishmit në këtë kafe është edhe djali i axhës së Kadri Veselit.

Të gjithë po e presin me emocione për vendimin i cili pritet të jepet nga minuta në minutë.

Vendimi për ish-krerët e UÇK-së pritet të përcaktojë fatin e procesit gjyqësor që ka zgjatur për disa vite në Hagë. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë përballur me akuza të pretenduar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të cilat ata i kanë mohuar, e të cilat posa i kanë hedhur poshtë edhe trupi gjykues.