Charles Smith: 385 persona u trajtuan mizorisht, 303 u torturuan në qendrat e ndalimit të UÇK-së

Kryegjyqtari Charles Smith ka thënë në seancën ku do të thuhet vendimi preliminimar se mes prillit 1998 dhe 20 qershorit 1999, janë trajtuar mizorisht nga UÇK 385 persona dhe nga ta 303 persona u torturuan. “Konkretisht trupi gjykues konstatoi se anëtarët e UÇK-së në qendra ndalimi në Kosovë dhe në Shqipërinë veriore, krijuan kushte çnjerëzore…

Lajme

16/09/2026 10:59

Kryegjyqtari Charles Smith ka thënë në seancën ku do të thuhet vendimi preliminimar se mes prillit 1998 dhe 20 qershorit 1999, janë trajtuar mizorisht nga UÇK 385 persona dhe nga ta 303 persona u torturuan.

“Konkretisht trupi gjykues konstatoi se anëtarët e UÇK-së në qendra ndalimi në Kosovë dhe në Shqipërinë veriore, krijuan kushte çnjerëzore ndalimi, kontribuan në krimin e tyre dhe i mbajtën në lloje të ndryshme ndërtesash që ishin shkolla, stalla bagëtisht dhe bodrume. Të ndaluarit u mbajtën në dhoma tepër të vogla për gjithë ata të ndaluar, pa shtroja dhe mbuloja, ishin të papërshtatshme. Shumë të ndaluar u detyruan të shtriheshin në betgon, të mbuluar nga balta apo të rrethuar me jashtqitje njerëzish apo bagëtimesh. Atyre nuk iu jepej ushqim dhe ujë i mjaftueshëm.  Në disa qendra ndalimi, të ndaluarit kaluan ditë të tëra pa asnjë ushqim. Me disa përjashtime të kufizuara, të ndaluarve nuk iu sigurua kujdes hsëndëtësor. Atyr enuk iu ndalua të laheshin dhe shumica e tyre nuk kishin tualet të përshtatshëm”, ka thënë Smith.

Ai ka thënë se një dëshmitar që është mbajtur i ndaluar në Llapushnik, ka dëshmuar se i është dashur të kryenin nevojat fiziologjike në dysheme dhe më pas të përdornin një kovë si tualet. Në shumë vende të ndaluarit u mbajtën të lidhur me zingjir apo pranga, ose iu lidhnin duart dhe këmbët.

Smith gjithashtu ka thënë se një dëshmitar i mbajtur i ndaluar në Cahan tregoi se e kishin mbajtur me duar të lidhura për 20 ditë.

“Trupi gjykues konstaoi se shumë anëtarë të UÇK-së të përfshirë në ndalimin e tyre, i keqtrajtuan fizikisht të ndaluarit, ata i godisnin me shkelma dhe i rrihnin brutalisht të ndaluarit duke përdorur tyta pushkësh, shkopinjë të ndryshëm, bishta sopatash, shufra metalike dhe kabllo elektrike.  Të ndaluarit u varën kokë-poshtë nga këmbët dhe u rrahën, shumë të ndaluar u detyruan të rraheshin mes vete, shumë prej tyre u rrahën derisa nuk ishin më në gjendje të qëndronin në këmbë, kishin vështirësi në frymëmarrje apo humbin ndjenjat.  Disa të ndaluar humbën jetën si pasojë e plagëve të marra nga rrahjet brutale prej anëtarëve të UÇK-së”, ka thënë Smith.

Ai ka thënë se një i ndaluar në Llapushnik tha se derisa pjesëtarët e UÇK-së po rrihnin një të ndaluar, ky u lut me fjalët “më jepni një plumb, mos më lini të vuaj kështu”, dhe ushtari iu përgjigj “nuk ka plumb për ty, do të të marrim jetën pak nga pak”.

“Anëtarë të UÇK-së iu shkaktuan të ndaluarve vuajtje psikologjike, ata detyroheshin të shikonin dhe dëgjonin si rraheshin dhe bërtisnin të ndalaurit e tjerë.  Një dëshmitarë i ndaluar në Llapushnik treguan se dy të ndaluar u rrahën aq egërsisht para të ndaluarve të tjerë sa të gjithë të tjerët filluan të qajnë. Një i ndaluar që kishte kryer vretëvrasje, u la i varur në dhomë që ta shihnin të tjerët. Disa të ndaluar u detyruan të varrosnin kufomat e të ndaluarve të tjerë.  Shumë të ndaluarve iu tha se do të vriteshin ose sepse ishin ekzekutuar të ndaluarit e tjerë”, ka thënë Smith.

Ai ka thënë se të ndaluar të tjerë u bënë objekt i ekzekutimeve të simuluara.

“Të ndaluarit mund të dëgjonin si rriheshin familjarë ose të afërm të tjerë, ose iu thanë se familjaret e tyre mbaheshin të ndaluar diku tjetër por nuk lejonin ti shihnin. Një dëshmitar, i afërm i të cilit u rrah egërsisht në Llapushnik sa më pas vdiq para tij, iu tha të ndaluarve të tjerë se do të isha ndier më mirë sikur të më kishin vrarë mua se sa të afërmin tim se ai kiste fëmijë të vegjël dhe e doja shumë.  Trupi gjykues konstatoi se këto veprime iu shkaktuan të ndaluarve dëme fizike dhe psiqike. Shumë të ndaluar pësuan vepriime të rënda fizike dhe psiqike”, ka shtuar ai. /Lajmi.net/