Kalvin Phillips gati për rikthimin – kthehet në ndeshjen ndaj Chelsea
Mesfushori anglez, Kalvin Phillips ka kompletuar rikuperimin e tij. Phillips humbi pjesën hyrëse të sezonit, duke munguar si pasojë e një lëndimi të pësuar. Kupa e Botës ishte në pikëpyetje për të, megjithatë lojtari do të jetë gati për ndeshjen ndaj Chelsea, që do të thotë edhe para Katarit 2022. Edhe Pep Guardiola e ka…
Sport
Mesfushori anglez, Kalvin Phillips ka kompletuar rikuperimin e tij.
Phillips humbi pjesën hyrëse të sezonit, duke munguar si pasojë e një lëndimi të pësuar.
Kupa e Botës ishte në pikëpyetje për të, megjithatë lojtari do të jetë gati për ndeshjen ndaj Chelsea, që do të thotë edhe para Katarit 2022.
Edhe Pep Guardiola e ka konfirmuar se lojtari do të jetë gati për ndeshjen e vlefshme për Kupën Carabao.
“Ai do të jetë nesër me skuadrën, po”, ka thënë Guardiola, i pyetur për Phillips, përcjell lajmi.net.
“Jo, Kyle Walker nuk do të luajë. Por, pyeteni Gareth Southgate për kombëtaren e Anglisë. Ata komunikojnë me fizioterapeutët për Anglinë. Pjesë që s’mund të përgjigjem”, shtoi tutje ai.
Gjasat janë të mëdha që Phillips të përfshihet në skuadër për Kupën e Botës, ndonëse nuk pati minuta në fillim të sezonit. /Lajmi.net/