3 kartonë të kuq, 9 të verdhë, 2 gola, asnjë fitues – Betis dhe Sevilla, spektakël i garantuar

Derbi i Andaluzisë mes Real Betis dhe Sevilla është një nga derbit më interesant viteve të fundit në futbollin evropian. Në ndeshjen e zhvilluar sonte, Betis dhe Sevilla lanë gjithçka në fushë, në kërkim të fitores, por atë s’e arritën asnjëra, shkruan lajmi.net. Betis dhe Sevilla luajtën baras 1:1, në një ndeshje agresive, me shumë…

Sport

06/11/2022 23:02

Derbi i Andaluzisë mes Real Betis dhe Sevilla është një nga derbit më interesant viteve të fundit në futbollin evropian.

Në ndeshjen e zhvilluar sonte, Betis dhe Sevilla lanë gjithçka në fushë, në kërkim të fitores, por atë s’e arritën asnjëra, shkruan lajmi.net.

Betis dhe Sevilla luajtën baras 1:1, në një ndeshje agresive, me shumë ndërhyrje të palejuara, kartonë të kuq e të verdhë.

Montiel i Sevilla u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 38’, kurse pesë minuta më vonë, Real Betis mori epërsinë me autogolin e Jesus Navas.

Në sekondat e fundit të pjesës së parë, Nabil Fekir u ndëshkua me karton të kuq për të rikthyer balancin numerik në fushë.

Por, katër minuta pasi nisi pjesa e dytë, Betis u ndëshkua përsëri me të kuq, për të mbetur me një lojtar më pak.

Këtë epërsi numerike e shfrytëzoi mirë Sevilla, që arriti të barazonte me anë të Gudelj në minutën e 82’.

Në këtë ndeshje u ndanë edhe nëntë kartonë të verdhë, përfshirë atë të trajnerit të Sevilla.

Barazimi nuk i konvenoi asnjërës skuadër. Me këtë pikë, Betis shkon në 24 pikë, por s’e kalon dot Atletico Madridin dhe mbetet në pozitën e katërt.

Sevilla merr vetëm pikën e 11 dhe mban pozitën e 17 pas 13 ndeshjeve. /Lajmi.net/