Sarri: Nëse them çfarë mendoj, më dënojnë gjashtë muaj

Maurizio Sarri ka mbetur i zhgënjyer me ndarjen e drejtësisë në ndeshjen që Lazio e luajti ndaj Salernitana. Skuadra e Lazio u mposht sot me rezultatin 1:3, në përballjen e luajtur në shtëpi, kundër Salernitana. Pas ndeshjes, Maurizio Sarri ka dhënë disa komente duke shprehur zhgënjimin e tij me gjyqtarin. Megjithatë, ai nuk tha të…

Sport

31/10/2022 00:34

Maurizio Sarri ka mbetur i zhgënjyer me ndarjen e drejtësisë në ndeshjen që Lazio e luajti ndaj Salernitana.

Skuadra e Lazio u mposht sot me rezultatin 1:3, në përballjen e luajtur në shtëpi, kundër Salernitana.

Pas ndeshjes, Maurizio Sarri ka dhënë disa komente duke shprehur zhgënjimin e tij me gjyqtarin. Megjithatë, ai nuk tha të gjitha ato që i mendonte, sepse sipas tij, ato fjalë do t’i sillnin një dënim prej gjashtë muajve.

“Në 50 vite që kam parë futboll, kurrë s’kam parë një karton të verdhë të atij lloji, që i jepet një skuadre që është duke sulmuar dhe ka topin”, ka thënë Sarri, transmeton lajmi.net.

“Nëse them ato që vërtetë i mendoj, ata do të më dënojnë me gjashtë muaj”, shtoi ai.

Lazio rrezikojnë të humbin pozitën e katërt, nëse Roma arrin të marrë fitore në ndeshjen që e luan nesër ndaj Verona. /Lajmi.net/