Simeone e konfirmon se do të qëndrojë edhe më tutje tek Atletico Madridi

Diego Simeone e ka riktheksuar se nuk e ka ndërmend që të largohet nga skuadra e Atletico Madridit, përkundër që nuk arriti të kualifikohej për në fazën e ardhshme të Champions League. Barazimi i së mërkurës mbrëma ndaj Bayer Leverkusen e zyrtarizoi eliminimin e hershëm të “Los Colchoneros” nga kompeticioni më prestigjioz për klube. Gjithsesi,…

Sport

27/10/2022 17:51

Diego Simeone e ka riktheksuar se nuk e ka ndërmend që të largohet nga skuadra e Atletico Madridit, përkundër që nuk arriti të kualifikohej për në fazën e ardhshme të Champions League.

Barazimi i së mërkurës mbrëma ndaj Bayer Leverkusen e zyrtarizoi eliminimin e hershëm të “Los Colchoneros” nga kompeticioni më prestigjioz për klube.

Gjithsesi, përkundër kësaj, Simeone nuk e ka ndërmend të ndërrojë mjedis.

“Është momenti më i vështirë, por do të vazhdoj të insistoj që ky klub të marrë diçka që i duhet, siç është Champions League”, deklaroi ai.

Kontrata e “El Cholos” me Atleticon skadon në vitin 2024. /Lajmi.net/