Eliminimi i Atletico nga Champions League – Simeon s’e mendon largimin
Diego Simeone nuk është duke e menduar largimin nga Atletico Madrid. Tash e një kohë të gjatë në krye të stolit të Atletico Madrid, Diego Simeone shihet edhe si fytyra e skuadrës. Por, eliminimi nga Champions League dhe starti jo i mirë në La Liga kanë bërë që pozita e tij të vihet në pikëpyetje…
Sport
Diego Simeone nuk është duke e menduar largimin nga Atletico Madrid.
Tash e një kohë të gjatë në krye të stolit të Atletico Madrid, Diego Simeone shihet edhe si fytyra e skuadrës.
Por, eliminimi nga Champions League dhe starti jo i mirë në La Liga kanë bërë që pozita e tij të vihet në pikëpyetje së paku nga tifozët e futbollit.
Raportime të Fabrizio Romano megjithatë thonë se Simeone nuk do të shkojë askund, përkundër situatës së vështirë, përcjell lajmi.net. Këto raportime bazohen në vet fjalët e trajnerit argjentinas.
“Janë momentet më të vështira por unë do të vazhdoj të insistoj me këtë klub që të marrim atë që duam, sikur Champions League”, ka thënë Simeone, përcjell lajmi.net.
Kujtojmë se trajneri Diego Simeone ka kontratë me Atletico Madrid deri në vitin 2024 – qershor. /Lajmi.net/