Real Madridi do t`i ofrojë kontratë të re Asensios, pas Kupës së Botës

Real Madridi është duke menduar për të rinovuar kontratën e Marco Asensios. Asensio ka edh enjë vit me ‘Mbretërit’, por mund të vazhdojë edhe më tej. Sipas raportimit të ‘Sport’, Real Madrid planifikon të hapë bisedime të reja për kontratën me Marco Asensio pas Kupës së Botës FIFA 2022 në Katar, përcjell lajmi.net. Spanjolli është…

Sport

20/10/2022 23:41

Real Madridi është duke menduar për të rinovuar kontratën e Marco Asensios.

Asensio ka edh enjë vit me ‘Mbretërit’, por mund të vazhdojë edhe më tej.

Sipas raportimit të ‘Sport’, Real Madrid planifikon të hapë bisedime të reja për kontratën me Marco Asensio pas Kupës së Botës FIFA 2022 në Katar, përcjell lajmi.net.

Spanjolli është në vitin e fundit të kontratës dhe bisedimet për një rinovim kanë ngecur prej kohësh.

26 vjeçari me sa duket tashmë po pëlqehet nga Carlo Ancelotti dhe italiani po mbështet Asension pas disa paraqitjeve të mira nga stoli.

Kujtojmë që Milani, Arsenali dhe Liverpooli janë duke e monitoruar spanjollin./Lajmi.net/