Mbyllet pjesa e parë: Pak me fat e pak me presion, Barca në epërsi ndaj Inter

Kanë përfunduar 45 minutat e para në ndeshjen Barcelona – Inter. Pjesa e parë e ndeshjes Barcelona – Inter ka treguar vetëm një gol, por shumë raste të mira shënimi, shkruan lajmi.net. Barcelona ishte në përgjithësi skuadra që pati iniciativën, por Inter dilte më rrezikshëm përpara. ‘Zikaltërit’ iu afruan golit me Dzeko, por shtylla ishte…

Sport

12/10/2022 21:50

Kanë përfunduar 45 minutat e para në ndeshjen Barcelona – Inter.

Pjesa e parë e ndeshjes Barcelona – Inter ka treguar vetëm një gol, por shumë raste të mira shënimi, shkruan lajmi.net.

Barcelona ishte në përgjithësi skuadra që pati iniciativën, por Inter dilte më rrezikshëm përpara.

‘Zikaltërit’ iu afruan golit me Dzeko, por shtylla ishte në anën e Marc Andre ter Stegen.

Pak minuta më vonë, një kundërzbritje e shpejtë, si pasojë e gabimit të Gavi, e nxori në pozitë të mirë Dumfries, por pritjen e holandezit e priti Ter Stegen.

Barcelona vazhdoi insistimin për të gjetur golin me aksione të gjata. Goli erdhi tek në minutën e 40′, kur Ousmane Dembele shënoi pas asistimit të Sergi Roberto.

Xavi Hernandez, sikur edhe Simone Inzaghi, kanë shumë për t’iu thënë lojtarëve në pauzën 15 minutëshe. /Lajmi.net/