Conte konfirmon marrëveshjen permanente për Kulusevski

Tottenham Hotspur do ta shfrytëzojë mundësinë për transferim të përhershëm të Dejan Kulusevski. Ylli suedez, Dejan Kulusevski po shkëlqen që prej kur u huazua te Tottenham Hotspur, nga skuadra e Juventus. Lojtari duket se nuk do të kthehet më në Torino, pasi Tottenham kanë arritur marrëveshje për ta bërë të përhershëm transferimin. Kështu konfirmon edhe…

Sport

12/10/2022 18:05

Tottenham Hotspur do ta shfrytëzojë mundësinë për transferim të përhershëm të Dejan Kulusevski.

Ylli suedez, Dejan Kulusevski po shkëlqen që prej kur u huazua te Tottenham Hotspur, nga skuadra e Juventus.

Lojtari duket se nuk do të kthehet më në Torino, pasi Tottenham kanë arritur marrëveshje për ta bërë të përhershëm transferimin. Kështu konfirmon edhe Antonio Conte.

“Ai është i uritur për më shumë dhe ai dëshiron të bëhet top lojtar. Do të jetë nënshkrim i zgjuar nga Tottenham”, ka thënë Conte, transmeton lajmi.net.

22-vjeçari iu bashkua Tottenhamit në një marrëveshje për 18 muaj, në formë huazim, gjatë muajit janar.

Kjo marrëveshje përfshinte një obligim blerjeje për 35 milionë euro, nëse kushte të caktuara do të përmbusheshin. /Lajmi.net/